Lajme Shqip Sunday, 16 September 2012 08:10

BEOGRAD – Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka deklaruar të shtunën se “Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë dhe e tillë do të mbetet”.

“Dikush mund ta trajtojë ndryshe këtë çështje, por derisa ne nuk e japim Kosovën, atë nuk mund të na e marrë askush”, -ka thënë Nikolic, transmetojnë mediat serbe.

Duke komentuar kushtet që duhet të përmbushë Serbia në rrugën drejt Bashkimit Evropian, Nikolic ka thënë se shtetet e tjera, kuvendet dhe qeveritë mund të shprehin qëndrimin e tyre, por “Kosova mbetet pjesë e Serbisë”.

Ditë më parë, zyrtarë të partisë së kancelares gjermane, Angela Merkel, kanë thënë se Beogradi duhet të nënshkruajë një kontratë me Prishtinën, për të siguruar marrëdhëniet e mira fqinjësore. (LajmeShqip.com)