Lajme Shqip Friday, 09 November 2012 18:05

Athinë – Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka thënë se vendi i tij do t’i përmbushë të gjitha kushtet e Bashkimit Evropian, por “nuk do të pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës”.

Ai i ka bërë këto komente në Athinë, ku ka takuar homologun grek, Karlos Papulias.

Nikoliq ka thënë se “ruajtja e sovranitetit të Serbisë, është interes kombëtar” .

Papulias ka shprehur mbështetjen e Greqisë për integrimin e Serbisë në BE, duke thënë se politikë e vendit të tij është stabiliteti dhe paqja në rajonin e gjerë të Ballkanit.

Greqia është njëri nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës. (LajmeShqip.com)