Lajme Shqip Saturday, 16 April 2011 12:10

Abuxha – Në Nigeri sot mbahen zgjedhje presidenciale në të cilat favorit është shefi i tanishëm i shtetit Gudlluk Xhonatan.

Rival kryesor i tij është ish-lideri ushtarak Muhamadu Buhari, i cili është i njohur për nga veprimet pakompromis kundër korrupsionit, por gjatë qeverisjes të së cilit kishte shkelje të të drejtave të njeriut.

Nigeria ballafaqohet me probleme të cilat i dedikohen korrupsionit, papunësisë dhe furnizimit me energji elektrike. Në shtetin me mbi 150 milionë qytetarë shpesh herë ka përleshje në bazë etnike dhe religjioze.