Lajme Shqip Friday, 17 February 2012 18:00

Abuxha – Të paktën 32 persona u dogjën të gjallë në përplasjen midis dy autobusëve në shtetin verior nigerian Bauça.

“Në të dy autobusët kanë qenë 32 persona dhe të gjithë u dogjën të gjallë, kur automjetet janë djegur”, deklaroi shefi i Komisionit Federal për Siguri në Rrugë, Usman Gaidam.

Aksidenti ka ndodhur kur dy autobusë të kompanisë shtetërore “Jibe” janë përplasur në një pjesë të rrugës, e cila po rikonstruktohej.