Lajme Shqip Saturday, 12 November 2011 18:10

Johanesburg – Autoritetet e Nigerit njoftuan se pranuan t’i japin azil Saadi Gadafit, djali i ish-udhëheqësit libian, Moamar Gadafi.

Presidenti i Nigerit, Mahamadu Isuf, tha se arsyeja e dhënies së azilit për Saadi Gadafin është humanitare, pasi ai rrezikon të njëjtin fund tragjik, sikundër babai i tij nëse kthehet në Libi. Ndërkohë, Nigeri sqaroi se djali tjetër i Gadafit, Saif al-Islam, nuk ndodhet në territorin e këtij vendi.

Saadi, ish-futbollist, që kulmin e karrierës e ka patur në Perugia të Italisë, akuzohet për abuzime me detyrën në kohën kur drejtonte federatën libiane të futbollit.