Lajme Shqip Saturday, 09 April 2011 15:24

Abuxha – Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën, ndërsa 38 janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në një zyrë zgjedhore, në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare në Nigeri, deklaroi përfaqësuesi i Agjencisë kombëtare për gjendje të jashtëzakonshme, Ishaja Çonoko.

Shpërthimi ka ndodhur dje në qytetin Suleija, në afërsi të kryeqytetit Abuxha, për shkak të cilës në atë vend janë anuluar zgjedhjet. Tash për tash askush nuk e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin.

Një grup personash të armatosur sulmuan një stacion policor në të cilën është ruajtur materiali zgjedhor, me ç’rast humbën jetën katër persona. Sulmi është kryer në qytetin Shani në shtetin Borni, në pjesën verilindore të Nigerisë. Njëri nga sulmuesit është plagosur, ndërsa të tjerët kanë arritur të ikin.