Lajme Shqip Friday, 18 November 2011 13:00

Rodney Hogg nё njё ekspeditë alpiniste nё malin Everest, pati njё surprizё tё pakëndshme.
Nё lartёsinё 5 milje e gjysёm mbi nivelin e detit, ai gjeti trupin e shokut tё tij tё alpinizmit, Peter Kinloch.

Peter, përpara njё muaji kishte ndёrmarrё njё ekspeditë me njё grup prej 10 alpinistёsh pёr t’u ngjitur nё majёn mё tё lartё tё Everestit pёr tё mos u kthyer mё. Peter 28-vjeçar, qё nё profesion ishte specialist IT, mendohet tё ketё pёsuar verbim nga dёbora dhe humbje tё koordinimit pёrpara rrёnimit tё tij. Humbja e shikimit, ose e quajtur ndryshe ‘verbim nga dёbora’, ndodh pёr shkak tё mungesёs sё ajrit, i cili duke mos e oksigjenuar trurin shkakton haluçinacione deri nё verbim.

Kur Rodney Hogg 44-vjeçar do tё ngjitej sёrish nё Everest, pati marrё me vete edhe amanetet e prindёrve tё tij, pёr t’i marrё Peterit tё paktёn aparatin fotografik. Nё pamundёsi tё marrjes sё trupit tё tij, ata dёshironin qё tё paktёn tё kishin fotografitё e fundit tё djalit tё tyre, momentet e tij tё fundit tё gёzimit nё arritjen e majёs sё Everestit.
Por Hogg shpjegon se trupi i tij kishte rrёshkitur nё njё shkёmb tё thepisur ku ishte e pamundur marrja qoftё edhe e aparatit. Trupi i Peter shtrihej  nё njё dalje tё shkёmbit qё ka shumё tё ngjarё qё tё qёndrojё i tillё pёrgjithnjё.

Ekspertёt thonё se mali i Everestit mban sё paku trupat e 200 alpinistëve tё vdekur.
Nё tё majtё tё fotografisё ndodhet Peter dhe nё tё djathtё Rodney. (LajmeShqip.com)