Lajme Shqip Thursday, 17 November 2011 10:38

Bruksel- Prej ditës së sotme, të gjitha cigaret që do të shiten në BE duhe të jenë sipas standarteve – të munden vetë ta ndërpresin djegien përderisa nga ato nuk thithet tym.

Pritet që masa e këtillë të kontribuojë për zvogëlim të 40 për qind të rasteve të viktimave nga zjarret e shkaktuara nga cigarja e pashuar.

Një zëdhënës në BE theksoi se shitja e deri më tani cigareve të njohura “pa aftësi të reduktuar për djegie” do të jetë kundërvajtje dhe cigaret e tilla do të shkatërrohen  ose do të ripakohen. Në periudhën 2003-2008 në vit janë regjistruar nga 30.000 zjarre në shtetet në Unionin të shkaktuara nga cigaret e pashuara. Nga fatkeqësi të  ndryshme në BE jetën e humbin rreth një mijë persona, ndërsa mbi 4.000 lëndohen.