Lajme Shqip Sunday, 04 September 2011 18:55

Tel Aviv – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu sot konfirmoi se Izraeli nuk do t’i kërkojë falje Turqisë për ndërhyrjen vdekjeprurëse të komandove izraelite në anijen turke, i cili më 31 maj të vitit të kaluar transportonte ndihmë humanitare për Rripin e Gazës.

“Nuk ka nevojë që të kërkojmë falje për ushtarët tanë të cilët e mbronin veten nga sulmet e aktivistëve të IHH-së dhe që punojmë në parandalimin e kontrabandës me armë për grupin terrorist Hamas”, theksoi Netanjahu, duke menduar në organizatën humanitare islame turke e cila e ka penguar tentimin për çarje të bllokadës në territorin palestinez.

“Izraeli shpreh keqardhje që janë humbur jetë dhe shpresoj se do të gjejmë mënyrë që t’i përmirësojmë marrëdhëniet me Turqinë. Ne nuk kërkojmë falje sepse i kemi mbrojtur qytetarët dhe fëmijët e tanë”, shpjegoi kryeministri izraelit.

Netanjahu, gjithashtu, theksoi se Izraeli asnjëherë nuk ka qenë i interesuar për ndërprerje të marrëdhënieve me Turqinë.

Ai këtë e deklaroi pasi që Turqia e dëboi ambasadorin izraelit nga Ankaraja dhe i suspendoi marrëveshjet ushtarake midis dy vendeve, për shkak se Izraeli nuk dëshiron t’i kërkoj falje për sulmin në të cilin e humbën jetën nëntë shtetas turq.