Lajme Shqip Tuesday, 14 February 2012 07:00

Tel Aviv-Kryeministri izraelit akuzon Iranin se është përfshirë në komplotin që kishte në shënjestër personelin diplomatik të Izraelit në Indi dhe në Gjeorgji.

Akuzat e Natanjahut vijnë pasi që Ministria e Jashtme e Izraelit ka konfirmuar një bombë ka goditur një makinë të ambasadës izraelite në Nju Delhi dhe ka plagosur të paktën një person, i cili nuk është identifikuar ende.

Në Gjeorgji, Ministria e Brendshme tha se është gjetur një bombë në një makinë që i përkiste ambasadës izraelite në Tbilisi.

Zyrtarët thanë se mjeti shpërthyes është çaktivizuar  nga policia.

Natanjahu tha se incidentet i përngjajnë me sulmet e muajit të kaluar në Tajlandë dhe Azerbejxhan, për të cilat ai akuzoi Iranin dhe grupin militant Hezbollah. (LajmeShqip.com)