Katmandu – Ministri i Energjetikës i Nepalit, Gokarna Bista është sulmuar me thikë para shtëpisë së tij, vetëm disa orë pasi është emëruar në atë funksion dhe gjendet në gjendje kritike, kumtuan sot autoritetet e Nepalit.
Bista ka qenë i sulmuar mbrëmë dhe ai ka marrë lëndime në kokë dhe qafë, ndërsa autoritetet në Nepal hulumtojnë pas sulmuesve.
Zëdhënësi i policisë, Kedak Dakal deklaroi se mbi 50 persona janë lënduar për shkak të dëgjimit, ndërsa në kryeqytetin Katmandu janë përforcuar masat e sigurisë.
Motivi për sulmin ende nuk është konfirmuar.
Bista është anëtar i Partisë Komuniste në Nepal.