Lajme Shqip Monday, 31 October 2011 08:53

Boston – Nëntë persona e kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 3,2 milionë shtëpi dhe objekte afariste kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të stuhisë së dëborës që gjatë fundjavës e goditi pjesën verilindore të SHBA-së.

Mbulesa e dëborës në zona të caktuara dje arriti edhe deri në 60 centimetra.

Edhe pse rënia e doborës është ndërprerë do të duhet më tepër kohë që të kthehet furnizimi adekuat me energji elektrike për qytetarët nga Merilend deri në Mejn.

Për shkak të motit të keq është shpallur gjendje e pazakontë në Nju Xhersi, Konektikat, Mesaçusets dhe në disa pjesë të Nju Jorkut.