Lajme Shqip Thursday, 20 August 2015 12:30

Brittany Pilkingtone ka thirrur e qetë 911-shin që të raportoj se djali i saj bebe nuk ishte duke marrë frymë të martën dhe vetëm pak orë më vonë gruaja 23 vjeçare nga Ohio ka rrëfyer se e ka mbytur atë dhe 2 djem të tjerë të saj gjatë 13 muajve të kaluar, ka thënë policia.

The Associated Press ka raportuar se Pilkington akuzohet për 3 raste të vrasjes dhe po mbahet në burg. Autoritetet janë duke hetuar se qka ka ngjarë me 2 djemtë tjerë të Pilkingtone, shkaqet e vdekjes së të cilëve ende nuk janë përcaktuar.

Pilkington, është akuzuar për vrasjen e djalit të saj 3 muajësh Noah Pilkington dhe për vrasjen e 4 vjeqarit Gavin Pilkington, i cili ka vdekur në prill dhe vdekjen e 3 muajëshit tjetër Niall Pilkington, i cili ka vdekur në korrik të vitit 2014.

Policia ka thënë se oficerët policor kanë shkuar në apartamentin e familjes së kësaj gruaje pasi nga thirrja e numrit emërgjent ajo kishte raportuar se djali i saj nuk po merrte frymë. Ajo u është përgjigjur në qetësi të plotë pyetjeve të dispeqerit. Bebja ishte shpallur e vdekur në spital.

Autoritetet tashmë po e hetojnë shkakun e vdekjes së Niall dhe Gavin. Në të dyja rastet babi i tyre Joseph Pilkington, i ka gjetur ata pa shenja jete kur është kthyer nga puna në shtëpi.

“Djali jonë nuk po merr frymë”, i ka thënë Brittany Pilkington butësisht dispeqerit kur ajo e ka thirrë policinë më 6 prill derisa burri i saj qmendurisht po ia ngjeshte gjoksin Gavinit. “Ai është zbehur”.

Joseph dhe Brittany Pilkington ishin bashkëpunues të martën, ka thënë policia. Gruaja definitivisht i ka thënë policisë se ajo i ka vrarë të 3 fëmijët e saj, ka bërë me dije policia por nuk ka dhënë detaje të tjera rreth deklarimeve të kësaj gruaje.