Lajme Shqip Thursday, 21 April 2011 06:09

Hagë – Vitin e kaluar në vendet-anëtare të Bashkimit Evropian janë prangosur 179 njerëz për shkak të veprimeve të ndërlidhura me “terrorizmin islamik”, publikoi Europol në raportin vjetor për terrorizëm.

Numër më i madh i arrestimeve janë kryer në Francë – 94. Në vendin e dytë është Britania e Madhe ku kishte 19 arrestime dhe në vendin e tretë është Rumania me 14. Vetëm një e pesta nga të arrestuarit kanë lidhje të drejtpërdrejtë me organizatat terroriste islamike si Al Kaeda në Magrebin islamik.

Tetëdhjetë e nëntë njerëzjanë arrestuar për shkak të përgatitjes së sulmit terrorist. Të tjerët janë prangosur për shkak të propagandës së terrorizmit ose rekrutimit të anëtarëve për grupet terroriste.

Franca është në vendin e parë për nga numri i anëtarëve të prangosur të lëvizjeve separatiste – 123 të arrestuar nga gjithsej 349 në BE. Në vendin e dytë është Spanja ku të arrestuar janë 104 njerëz.

Vitin e kaluar janë kryer 249 sulme terroriste – 21,1 për qind më pak sesa në vitin 2009. Sulmet janë kryer në nëntë vende-anëtare të Unionit. Ka humbur jetën vetëm një njeri. Një pjesë e madhe nga të gjitha sulmet terroriste – 160, janë kryer nga separatistët. Vetëm tre nga numri i përgjithshëm i sulmeve terroristë ishin të ndërlidhura me grupet islamike.