Lajme Shqip Thursday, 13 December 2012 17:43

Siberi -Në disa zona të Siberisë janë regjistruar temperatura jashtëzakonisht të ulëta.

Rajoni Krasnojarsk ka shënuar minus 48 gradë Celsius, ndërsa në Omskaja, Tomskaja, Kamerovo dhe në Siberinë e Re termometri ka shënuar -36 gradë Celsius.

Shumica e shkollave në këto zona janë mbyllur, ndërsa komunikacioni ajror dhe rrugor është vështirësuar për shkak të mjegullës.

Meteorologët parashikojnë acar të fortë në Siberi deri në fund të javës. Rritje e temperaturave pritet vetëm pas 18 dhjetorit.(LajmeShqip.com)