Lajme Shqip Tuesday, 06 March 2012 10:15

Athinë – Derdhja e naftës ka shkaktuar përmbytjen e tankerit grek në rajonin e Elefsina, njoftojnë mediat greke.

Tankeri është përmbytur dje në perëndim të Athinës. Ai transportonte 1.800 ton naftë të papërpunuar  dhe 235 ton karburant dizel.

Mendohet se arsyeja për mbytjen e saj është përplasja me mbetjet e ndonjë anije tjetër të fundosur më parë.

Nga ky incident ka humbur jetën kapiteni i anijes, i cili fillimisht ishte shpallur i zhdukur. Ekuipazhi numëronte 11 persona. Marinarët e mbijetuar do të merren në pyetje.

Ndërkohë po merren masa për kufizimin e ndotjes duke tentuar të pompojnë karburantin nga tankeri.