Lajme Shqip Wednesday, 29 February 2012 10:20

Bruksel – Këshilli për tregti ndërkombëtare i Parlamentit evropian sot do të fillojë debatin për marrëveshjen ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave autoriale (AKTA), e cila shkaktoi protesta të mëdha në botë për shkak të druajtjes se mund ta kufizojë lirinë e Internetit, kumtoi Parlamenti evropian.

Parlamentit, gjegjësisht Këshillit të tij për peticione, i është dërguar peticion kundër marrëveshjes, të cilin e nënshkruan 2,4 milionë persona. Peticionin e organizoi “Avaaz”, organizatë e cila shfrytëzon Internetin për fushata të ndryshme.

Këshilli për peticione do të duhej që në afat prej një deri dy muajve të vendosë nëse ai është i pranueshëm ose jo,  dhe çfarë duhet të bëhet për këtë çështje.

Ai do të mund ta ftojë Komisionin të ngritë hetim apo përgatitje  për raport të plotë për të cilin do të votonte Parlamenti në seancë plenare.

AKTA (Anti-Counterfeiting Trade Agreement) është marrëveshje ndërkombëtare kundër falsifikimit, e cila  shkaktoi protesta të mëdha në botë për shkak druajtjes se goja për mbrojtjen e të drejtave autoriale mund të rrezikohet liria dhe e drejta e Internetit.

Marrëveshja ishte nënshkruar nga 22 anëtare të BE-së në janar, si dhe nga Japonia  dhe SHBA-ja. Prej atëherë AKTA u bë shkas  për protesta, kryesisht në Internet, të njerëzve të cilët thonë kjo do t’i shtyjë vendet, të cilat kanë nënshkruar t’i dënojnë me të holla e madje edhe me burg shkeljet me qëllim jotregtar.