Lajme Shqip Thursday, 22 March 2012 08:47

Bamao – Disa pjesëmarrës në grushtin e shtetit ushtarak në Mali, shpallën përmes televizionit kombëtar se kanë marrë pushtetin dhe se do të vendosin demokraci.

“Këshilli kombëtar për ripërtëritje të demokracisë dhe shtetësisë vendosi që të marrë përgjegjësi dhe për t’i dhënë fund regjimit jo kompetent të Amadu Tumani Ture”, deklaroi zëdhënësi i kryengritësve Amadu Konare.

Ai shtoi se janë shpërbërë të gjitha institucionet dhe është pezulluar kushtetuta.

Konare e akuzoi Qeverinë e Turesë se nuk janë trajtuar mirë me krizën në veri të shtetit kur prej fillimit të vitit ngritën betejë tuarezët dhe ku veprojnë grupet islamike.