Lajme Shqip Monday, 17 October 2011 18:24

Kajro – Djemtë e presidentit egjiptian Hosni Mubarak, Ala dhe Gamal, në llogaritë në banka zvicerane kanë rreth 340 milionë dollarë, kumtuan sot autoritet egjiptiane.

Përfaqësuesi i Ministrisë egjiptiane të Drejtësisë, Asel al Gohari, deklaroi se autoritetet zvicerane momentalisht hetojnë nëse Ala, të cilit i takon pjesa më e madhe nga kjo vlerë, është i involvuar në larje të parave së bashku me pjesëtarët tjerë të ish-regjimit egjiptian.

Mubaraku  dhe djemtë e tij  janë arrestuar dhe akuzohen për korrupsion, ndërsa  ish-lideri libian është akuzuar për involvim në vrasjen e rreth 850 demonstruesve gjatë protestave, të cilat zgjatën prej 25 janarit deri në 11 shkurt.

Zvicra menjëherë pastaj i ngriu mjetet financiare të familjes Mubarak dhe pjesëtarëve të tjerë të ish regjimit, ndërsa Al Gohari thekson se në pyetje janë pothuajse 450 milionë dollarë, prej të cilave pjesa më e madhe u takon djemve të ish presidentit egjiptian.