Lajme Shqip Friday, 04 November 2011 11:12

Pekin – Në shpërthimin e një miniere humbin jetën 4 minatorë, ndërsa 57 të tjerë mbeteb të bllokuar.

Mediat shtetërore në Kinë, kanë njoftuar se ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë shtatë të lënduar nga miniera dhe janë duke u munduar të nxjerrin edhe 50 të tjerë, që janë zënë brenda pas shpërthimit të një shkëmbi në një minierë qymyri në Kinë.

Agjencia kineze e lajmeve, Ksinhua, ka thënë se katër minatorë janë vrarë në këtë shpërthim të martën mbrëma, ndërsa 14 të tjerë kanë arritur të iknin.

Shpërthimi i këtij shkëmbi ndodhi pas një tërmeti të vogël në afërsi të minierës, në qytetin Sanmensiju.