Lajme Shqip Wednesday, 09 November 2011 11:00

Kajro – Të paktën 20 luftëtarë të Al Kaedës janë vrarë dje gjatë luftimeve me armatën jemenase në pjesën jugore të vendit, transmetuan agjencitë, duke iu referuar televizionit Al Arabia.

Kanali TV satelitor, me seli në Dubai, kumton për luftime të ashpra në afërsi të qytetit Zinxhibar, qendër administrative e provincës së trazuar jugore Abijan.

Forcat ushtarako-ajrore jemenase i bombarduan pozicionet e ilamistëve në qytetet Xhaar dhe Abijan, të kontrolluara prej tyre, ndërsa pastaj shkaktuan një numër të caktuar të viktimave.

Në Jemen mbizotëron pasiguria, si pasojë e kryengritjes, e nisur para nëntë muajve kundër presidentit Ali  Abdullah Saleh, vënë në dukje agjencitë.

Rrjeti terrorist Al Kaeda përfitoi nga situata dhe krijoi bastione të veta në vend, veçanërisht në provincën Abijan.