Lajme Shqip Friday, 11 November 2011 15:10

Në Evropë është matur nivel i ulët i jodit radioaktiv i cili nuk është i rrezikshëm për shëndetin e njeriut.

Vjenë – Në më shumë lokacione në Evropë është konfirmuar nivel shumë i ulët i jodit radioaktiv, i cili nuk paraqet kërcënim në shëndetin e njerëzve, kumtoi sot Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB).

Në kumtesën theksohet se substanca radiokative është identifikuar si izotop i jodit 131.

Agjencia thekson se tani për tani nuk është i njohur burimi prej ku rrjedhë ky jod radioaktiv, por se me siguri mundet të tregohet se izotopi nuk është pasojë e avarisë në centralin bërthamor japonez “Fukushima” në muajin mars të këtij viti.