Lajme Shqip Monday, 14 September 2015 08:44

Zyrtarë egjiptianë konfirmojnë se ushtria e tyre, gabimisht ka vrarë një konvoj turistësh prej 12 veta, gjatë një operacioni, kundër terrorizmit.

Ministria e Brendshme ka thënë se trupat e rendit po kryenin operacione në kërkime të “elementeve terroriste” në pjesën perëndimore të shkretëtirës, kur kanë shtënë në konvojin e turistëve.

Ministria e Jashtme e Meksikës, ka thënë se të paktën dy turistë meksikanë janë vrarë, përderisa dhjetëra të tjerë meksikanë dhe egjiptianë janë plagosur.

Ministria e Brendshme e Egjiptit ka thënë se do të zhvilloj hulumtime rreth incidentit.

Operacionet ushtarake vinë pasi kohëve të fundit militantë të grupit të Shtetit Islamik, kanë thënë se kanë zmbrapsur një sulm të ushtrisë egjiptiane, në kufi me Libinë.