Lajme Shqip Thursday, 08 September 2011 09:35

Athinë – Parlamenti grek e votoi propozim-ligjin për ndërtim të xhamisë në Athinë si përgjigje e kërkesës së banorëve myslimanë, të cilët deri tani nuk kanë pasur ku do t’i kryejnë ritet fetare.

Në Athinë, kryeqyteti i vetëm në Evropë pa xhami, jetojnë rreth një milionë myslimanë nga shtetet arabe, nga Afrika dhe India. Ritet religjioze bëheshin në qendrat kulturore, sallat shoqërore ose shtëpitë private. Myslimanët në Athinë nuk kanë as varreza të tyre.

Debatet për ndërtim të xhamisë në Athinë datojnë nga viti 1983. Parashikohet ndërtimi i xhamisë të kushtojë rreth 15 milionë euro dhe të ketë kapacitet për 350 persona. Ndërtimi i tempullit mysliman do të financohet nga shteti grek.