Lajme Shqip Tuesday, 06 March 2012 09:15

Uashington – Shtëpia e Bardhë vendosi që ta ndryshojë vendin e mbajtjes së samitit ekonomik të Grupit të tetë shteteve më të zhvilluara, të caktuar për më 18 dhe 19 maj, nga Çikago në Kemp Dejvid.

Shtëpia e Bardhë nuk e theksoi shkakun e këtij ndryshimi.

Samiti i NATO-s do të mbahet më 20 dhe 21 maj në Çikago, siç është planifikuar.

Shtëpia e Bardhë verën e kaluar paralajmëroi se presidenti amerikan Barak Obama do të jetë nikoqir i dy samiteve në vendlindjen e tij në Çikago.