Lajme Shqip Tuesday, 13 December 2011 12:47

Toronto-Kanadaja do të tërhiqet zyrtarisht nga Protokolli i Kiotos për ndryshimet klimaterike.  

Lajmi konfirmohet nga ministri i mjedisit PiterKent, i cili tha se ky protokoll nuk përfaqëson mënyrën e duhur për të ecur përpara për Kanadanë, pasi vendi do të përballej me gjoba të dëmshme nëse nuk do të arrinte të plotësonte objektivat e përcaktuar.

Kështu Kanadaja bëhet kështu vendi i parë që tërhiqet nga një traktat global.

Protokolli, i miratuar fillimisht në Kioto të Japonisë, në vitin 1997 ka për qëllim të luftojë ngrohjen globale.

“Kioto për Kanadanë është në të kaluarën, dhe si e tillë, po kërkojmë të drejtën tonë ligjore për tu tërhequr”-tha ministriKent, nëToronto.

Ai tha se do të njoftojë Kombet e bashkuara për qëllimin e vendit të tij. SipasKent, detyrimet e Kanadasë sipas protokollit të Kiotos do të kushtonin 13,6 miliard dollarë, një shumë kjo e barazvlefshme me 1600 dollarë për çdo familje kanadeze.

“Kjo është trashëgimia e qeverisë jo kompetente liberale”-thaKent, duke akuzuar ekzekutivin e mëparshëm.

Njoftimi i Kanadasë vjen dy ditë pas marrëveshjes së arritur në minutën e fundit nëDurban  të Afrikës së Jugut për ndryshimet klimaterike. (LajmeShqip)