Lajme Shqip Tuesday, 28 August 2012 09:30

SHBA- Sipas raportimeve të rrjetit NBC, disa faqe interneti të lidhura me Al Kaedën kanë kërkuar eleminimin e personit që përdor pseudonomin Mark Owen për sigurinë e tij.

“Allah, bëje një shembull duke e detyruar të jetojë ditë të errëta”, thuhet në një nga mesazhet e postuara në web site-t në fjalë.

Pavarësisht kërkesave të shtëpisë botuese “Penguin” për të ruajtur identitetin sekret, Fox News publikoi emrin e vërtetë të ushtarakut të enjten e kaluar, duke e identifikuar si Matt Bissonnette dhe publikoi edhe një foto të tij në momente luftimi.

Ndërkohë, ish-komandoja mund të përballet edhe me probleme të tjera. Sipas raportimeve të CNN, Owen nuk e ka paraqitur dorëshkrimin e tij, që do të dalë më 11 shtator, në Departamentin e Mbrojtjes për të verifikuar përmbajtjen.

Sipas ekspertit Fran Townsend, ushtaraku nuk kishte të drejtë të bënte publike detajet e operacionit blic në kompleksin në Abotabad të Pakistanit.

Gjithësesi, të gjitha këto mund të kenë një prapavijë politike ku mund të jetë përfshirë presidenti Barack Obama, i cili javën e kaluar u fshikullua nga nje grup ish ushtarakesh, se po e përdorte vdekjen e Bin Lade për qëllime politike.

Ndërkohë, më herët gjatë muajit doli në internettraileri i filmit mbi fundin e sheikut, që mban titullin “Zero Dark Thirty”, vepër e regjisores fituese të çmimit Oscar, Kathryn Bigelow. (LajmeShqip.com)