Bruksel – Shtatë anije udhëtojnë drejt Libisë me qëllim humanitar, kumtoi NATO-ja. Dy anije dhe dy aeroplanë me detyra humanitare kanë arritur në territorin libian natën e kaluar, thuhet në kumtesë.
Gjatë 24 orëve të kaluara forcat e paktit, të cilat e kryejnë operacionin “Mbrojtës i bashkuar”, kanë shkatërruar në afërsi të Tripolit 13 bunkerë dhe një tank, shtoi Aleanca.
Për sigurimin e zonës së ndaluar për fluturime të vendosur mbi Libinë, janë kryer 153 fluturime, prej të cilave 58 kanë qenë me qëllime të caktuara.
Për plotësimin e embargos për armë, janë kontrolluar 18 anije, ndërsa në tre prej tyre është kryer inspeksion.