Lajme Shqip Thursday, 01 September 2011 07:27

Tripoli NATO sot i shqyrtoi opcionet e ndryshme për periudhën pas përfundimit të luftës në Libi, si vazhdimin eventual të kontrollit të hapësirës ajrore, respektivisht zbatimin e embargos për import të armëve, por vendimi për këtë është anuluar.

Diplomatë anonimë deklaruan që Aleanca pohon se nuk do të dërgojë forca tokësore për mbajtjen e paqes në Libi derisa nuk përfundon lufta.

“NATO dëshiron që Kombet e bashkuara ta ndërmarrin rolin udhëheqës në Libinë postkonfliktuoze dhe çfarëdo qoftë roli i NATO-s pas përfundimit të veprimeve armiqësore do të varet nga kërkesa e KB-së”, theksoi diplomati.

Ai shtoi se Aleanca Atlantike e Veriut është e interesuar për këtë lloj të mbështetjes logjistike të misionit të KB-së, përfshirë edhe në transportin rrugor edhe në atë detar.

Ambasadorët e vendeve-anëtare të NATO-s sot e anuluan vendimin nëse operacionet në Libi do të vazhdohen edhe për 90 ditë.