Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 16:28

Bruksel – NATO i hodhi poshtë kritikat e kryengritësve libianë s’e ka reaguar ngadalshëm ndaj sinjaleve të tyre dhe theksoi se sulmet ajrore të forcave të koalicionit kundër objekteve të regjimit të Gadafit po shtohen për çdo ditë.

Zëvendësja e zëdhënësit të NATO-s, Karmen Romero deklaroi se Aleanca planifikon sot të kryejë rreth 200 sulme në krahasim me 137 që i kreu të hënën dhe 186 të martën.

Komandanti i forcave kryengritëse në Bengazi, Abdel Fatah Junes e akuzoi NATO-n s’e nuk po përpiqet mjaft për mbështetje të forcave të tij. Ai i akuzoi procedurat e gjata burokratike në Aleancë për dallimin tetëorësh prej momentit kur kryengritësit do të informojnë për pozicionin e caqeve armiqësore dhe arritjes së aeroplanëve ushtarak të NATO-s.

Romero theksoi se prioritet i NATO-s është të evitohen viktimat në civilë dhe se të gjitha operacionet po kryhen jashtëzakonisht me kujdes.

Ministri francez i Punëve të Jashtme, Alan Zhipe deklaroi se situata në Libi mbetet gjithnjë e më e komplikuar, sepse forcat e Gadafit po vendosen në rajone dendësisht të populluara, gjë që e vështirëson kryerjen e sulmeve të sakta ajrore.

Zhipe theksoi se sulmet ajrore të forcave të koalicionit kanë shkatërruar një pjesë të madhe të aeroplanëve ushtarak dhe automjeteve të blinduara të Gadafit dhe si rezultat i asaj është vështirë të dallohen forcat e tij nga ato të kryengritësve.

Me qëllim që të ulet rreziku nga hapja e “zjarrit miqësor”, ish-oficerët e Armatës, të cilët iu bashkangjitën kryengritësve, po përpiqen që ushtarët pa përvojë t’i lënë larg linjës luftarake përderisa përparojnë drejt Bregës por ajo shkakton nervozë në mesin e kryengritësve.