Moskë (POTËSUAR 18:02) – Ndërkohë, një informacion tjetër ka ardhë nga Rusia. Lideri libian Moamer Gadafi në bisedë telefonike me kryetarin e Federatës Ndërkombëtare të Shahut Kirsan Ilumzinov, e ka bindur se gjendet në Tripoli dhe se nuk ka për qëllim ta braktis Libinë.
“Gadafi iu falënderua të gjithëve në botë të cilët mbështesin popullin libian”, deklaroi Ilumzinov.
“Jam i bindur se ne do të fitojmë”, deklaroi Gadafi. Ai e ka bindur Ilumzinovin se është gjallë e shëndoshë, se gjendet në Tripoli dhe se nuk ka për qëllim ta braktis qytetin. Gadafi gjithashtu ka theksuar se do të luftojë deri në fund.
***********************
Bruksel – NATO-ja njoftoi sot se është vetëm çështje kohe para se regjimi i udhëheqësit libian Muhamer Gadafit të pushtohet nga kryengritësit në Tripoli.
“Le të jetë e qartë këtu, pavarësisht zhurmës që mund të bëhet në Tripoli, regjimi i Gadafit ka kaluar pikën e kthesës dhe është duke shkuar poshtë. Kështu që për ne, kjo është çështje e kohës se kur do të ndodhë”, tha zëdhënësi i NATO-s, koloneli Roland Lavoa.
Ai, gjithashtu, tha se NATO nuk e di se ku është Gadafi.
Njoftimet e NATO-s vijnë pasi kryengritësit thanë se ata janë duke përparuar në kompleksin e fortifikuar të Muhamer Gadafit, në Tripoli, ku disa kryengritës besojnë se Gadafi është duke u fshehur.