Lajme Shqip Monday, 31 October 2011 08:15

Bruksel – Sot zyrtarisht duhet të përfundojë operacioni i NATO-s në Libi.

“Plotësisht e përmbushëm misionin tonë ushtarak për mbrojtje të njerëzve në Libi, për sigurim të ndalesës për fluturime të aeroplanëve libianë dhe për kontroll të embargos së armëve. Operacioni “Mbrojtës të bashkuar” është një ndër më të suksesshmit në historinë e NATO-s, kumtoi javën e kaluar Kabineti i Sekretarit të Përgjithshëm i Aleancës, Andres Fog Rasmusen, duke e paralajmëruan fundin e misionit.

Rasmusen në kumtesë shprehu falënderim deri te komanda e operacionit dhe deri te të gjithë “burrat dhe gratë” që morën pjesë në të.

“Koha është që ardhmërinë e vendit ta dorëzojmë në duart e libianëve të cilët e liruan vendin e tyre dhe e ndryshuan rajonin. Ajo është fitorja e tyre. Tani mbetet edhe shumë punë që të ndërtohet një Libi e re mbi bazë të pajtimit, respektimit të drejtave të njeriut dhe qeverisjes të së drejtës, një Libi demokratike e të gjithë personave të cilët jetojnë në të”, theksohet në kumtesë.

Vendimi i NATO-s për dhënie fund të misionit pason pasi që të enjten Këshilli i sigurisë i KB-së miratoi Rezolutë për ndërprerje të mandatit të operacionit ushtarak shtatëmujor të Aleancëa në Libi.