Lajme Shqip Friday, 09 December 2011 08:30

Bruksel  – NATO dhe Rusia sot në Bruksel nuk arritën marrëveshje lidhur me planin e aleancës për vendosjen e mburojave raketore në Evropë, ndërsa Moska paralajmëron se mbetet gjithnjë e më pak kohë për arritje të marrëveshjes.

Sekretari gjeneral i NATO-s, Anders Fog Rasmusen ka bërë të ditur se nuk ka pasur progres rreth ndonjë marrëveshje të mundshme me Rusinë për këtë çështje, e cila ishte temë diskutimi ndërmjet ministrave të jashtëm të NATO-s dhe ministrit të jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Rasmusen i ka refuzuar kritikat e Rusisë se NATO po e injoron shqetësimin e këtij shteti se planet për sistemin e mbrojtjes bërthamore një ditë mund të kthehen kundër Rusisë.

Sipas tij, diskutimet me Rusinë do të vazhdojnë edhe më tutje, duke shprehur optimizëm për një marrëveshje fillestare para samitit global të radhës të NATO-s, që mbahet në Çikago në maj të vitit 2012.