Tripoli – Aviacioni i NATO-s në Libi e bombardoi qytetin e lashtë Leptis Magna, i vendosur në listën e trashëgimisë kulturore botërore të UNESKO-s, kumtoi agjencia libiane e lajmeve Xhana, e cituar nga agjencitë botërore.
Sipas një burimi ushtarak libian, sulmi është shembull për atë se “Perëndimi publikisht nuk bën dallim ndërmjet objekteve civile dhe ushtarake, shkakton goditje edhe ndaj monumenteve historike-arkeologjike, të mbrojtura nga KB-ja, dhe në mënyrë të ashpër i shkel të gjitha normat dhe konventat ndërkombëtare”.
Qyteti i lashtë romak Leptis Magna gjendet në bregdetin libian në Detin Mesdhe, 130 kilometra në lindje të Tripolit.