Lajme Shqip Saturday, 23 April 2011 09:40

Tripoli – Tre persona e humbën jetën sot pasi forcat NATO-s e bombarduan një vendparkim për automobila në afërsi të rezidencës së liderit libian Moamer Gadafi në qendër rë Tripolit, deklaroi zëdhënësi qeveritar Musa Ibrahim.

Sipas tij herët në mëngjes në kryeqytetin libian u dëgjua “një shpërthim shumë i fuqishëm”.

Mediat perëndimore publikuan se objekti i bombarduar dukej si një bunker nëntokësor. Sipas tyre, në vendin e sulmit kishte automjete të parkuara, por rajoni ishte i rrethuar me mur dhe kulla kontrolluese, të siguruara nga ushtarët.

Ndërkohë Kryqi i Kuq kumtoi se situata humanitare në Misrata, qyteti i tretë sipas madhësisë në Libi, në mënyrë drastike po përkeqësohet dhe mund të mbetet kritike.

“Qindra mijë civilë janë të robëruar tanimë shtatë javë në përleshjet në Misrata””, theksohet në kumtesën e Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK).