Lajme Shqip Tuesday, 09 October 2012 19:00

ROME – Serbia do të parapëlqejë qëndrimin jashtë Bashkimit Evropian sesa të njohë pavarësinë e Kosovës, deklaroi sot presidenti serb, Tomislav Nikoliç, pas takimit në Romë me homologun e tij italian, Giorgio Napolitano.

”Serbia nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës dhe një gjë e tillë nuk do të ndryshojë as në të ardhmen”, shtoi Nikoliç, i cili zëvendësoi ish-presidentin proBE-së, Boris Tadiç, majin e kaluar. 

”Një gjë e tillë nuk mund të jetë pengesë për rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, pasi ne nuk mund të dorëzojmë pjesë të sovranitetit tonë për të hyrë në Evropë”, theksoi presidenti serb. 

Ndërkohë, presidenti italian, Napolitano tha se vendi i tij e mbështet anëtarësimin e Serbisë në BE me apo pa Kosovën. ”Italia nuk bën pjesë në ato vende që do të zëvendësonte njohjen e Kosovës si një kusht të paragjykuar. Ne mbështesim Serbinë sepse Italia beson në të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor”, tha presidenti italian. 

Presidenti serb zgjodhi Italinë si vizitën e tij të parë zyrtare për shkak të mbështetjes së vendit apenin ndaj Serbisë dhe qëndrimin e tij ndaj çështjes së Kosovës. ”Ishte një gjest simbolik”, deklaroi Nikoliç. (LajmeShqip.com)