Lajme Shqip Wednesday, 09 November 2011 18:31

Romë – Nuk ka dyshim se kryeministri Silvio Berluskoni do të japë dorëheqje pasi që në parlament do të aprovohet ligji për stabilitet financiar që do të ndodh për disa ditë, deklaroi sot presidenti italian Xhorxho Napolitano.

Napolitano theksoi se së shpejti do të përbëhet qeveria e re ose parlamenti do të shpërndahet dhe do të fillojë fushata parazgjedhore.

Sipas mediave amerikane, Napolitano po përpiqet me këtë t’i qetësojë bursat.