Lajme Shqip Saturday, 07 April 2012 17:51

Beograd-Myftiu i Novi Pazarit Muamer Zukorliç ka deklaruar se do të kandidojë për president të Serbisë në zgjedhjet e 6 majit.

“Kandidatura ime është e bazuar në besimin se shteti dhe shoqëria janë në prag të dështimit. Unë do ta ofroj një program autentik shpëtimi, të pranueshëm për të gjithë qytetarët e Serbisë”, ka thënë Zukorliç në një konferencë për gazetarë në Novi Pazar.

Në pyetjen nëse do të marrë pjesë në zgjedhje si kandidat i një grupi të qytetarëve apo partie, Zukorliç tha se me siguri “do të jetë kjo e fundit”.

“Për këtë do të vendosi të hënën”, shton Zukorliç. “S’ka dyshim se do ta marrë një numër të madh votash. Pas zgjedhjeve mund të flasim për këtë. Ajo që është e sigurte është se votat që do t’i fitoj nuk do t’i zhgënjej dhe se ato do të përdoren në përputhje me programin që do ta proklamoj”.

Zgjedhjet presidenciale serbe të 6 majit mbahen së bashku me ato lokale dhe parlamentare.