Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 12:09

Londër – Dezertori më i njohur që braktisi liderin libian, Moamer Gadaf, paralajmëroi se Libia mund të bëhet si Somalia, nëse të gjitha palët në konflikt nuk përmbahen nga futja në luftë civile.

Ish ministri i Jashtëm, Musa Kusa, ka bërë thirrje për unitet kombëtar, duke thënë se lufta civile “do të çojë në gjakderdhje dhe do ta bëjë Libinë Somali të re”.

Kusa, i cili ishte këshilltar i ngushtë i Gadafit prej viteve të 1970-ta, gjithashtu tha se nuk është më në kontakt me regjimin e Gadafit.