Lajme Shqip Monday, 24 October 2011 16:56

Moskë – Presidenti i mposhtur egjiptian Hosni Mubarak, i cilit gjykohet me akuzë se ka urdhëruar vrasje të civilëve dhe për korruopsion, ka përjetuar sulm në zemër, e ndoshta është edhe i vdekur në burg, njoftoi televizioni satelitor rus në gjuhën angleze “Rusia Today”.

Burimet pohojnë se gjendja shëndetësore e Mubarakut, të cilin në seancat gjyqësore e dërgojnë me barelë për shkak të shëndetit të keq, iu keqësua pasi dje i ka parë inçizmet televizive për vrasjen e ish-liderit libian Moamer Gadafi.

Sipas televizionit rus, Mubaraku ka përjetuar sulm në zemër kur e ka parë trupin e palëvizshëm dhe të përgjakur të mikut të tij shumëvjeçar.

Në lajmet e para u kumtua se sulmi në zemër ka qenë fatal, por më vonë burimet deklaruan se Mubaraku është në gjendje kritike dhe mund të vdes në çdo moment.

Ushtria egjiptiane, megjithatë, ka vendosur t’i rrisë masat e sigurisë në spital, ku gjendet Mubaraku i arrestuar.