Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 06:16

Moti i keq e vështirëson operacionin ushtarak në Libi

Uashington – Kushtet e këqija klimatike nga fillimi i javës e kufizojnë efikasitetin e sulmeve ajrore mbi forcat lojale të Moamer Gadafit, deklaroi mbrëmë para senatorëve amerikanë, admirali Majk Mullen.

Ai theksoi se problemi më i madh në Libi në tre-katër ditët e kaluara ka qenë moti i keq.

Mullen theksoi se është zvogëluar dukshmëria dhe ekuipazhet e aeroplanëve ushtarakë nuk ka precizitet të plotë mbi caqet.

“Për shkak të kushteve meteorologjike forcat e Gadafit ndërmorën kundërofensivë kundër kryengritësve në lindje”, theksoi Mullen.