Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 09:09

Moskë – Agjencia kozmike federale ruse (Roskosmos) dhe administrata kombëtare aeronautike amerikane (NASA) do të bisedojnë për prodhimin e fluturakes kozmike në fabrikën bërthamore, paralajmëroi drejtori i Rosksomos, Anatolij Perimnov.

Siç transmetoi televizioni moskovik RT, Perminov theksoi se në negociata për prodhimin e kësaj fluturakeje, që do të mbahen më 15 prill, do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga shtetet të cilat kanë teknologji të zhvilluar të prodhimit të reaktorëve, siç është Japonia, Gjermania, Franca ndoshta edhe Kina.

Për anijet kozmike në fabrikën bërthamore mendohet për fluturime të mundshme në Mars, por edh më larg prej tij. Qëllimi është që deri në vitin 2012 të prodhohet motor në fabrikën bërthamore në vlerë prej 600 milion dollar, tha Perminov.

Sipas tij, pjesa më e madhe e mjeteve të këtij projekti do t’i siguronte Korporata shtetërore ruse për energji bërthamore “Rosatom”.