Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 09:14

Moskë – Një aeroplan – gjuetar Cy-27 i ushtrisë ajrore të Rusisë u rrëzua sot gjatë fluturimit nga malet e Lindjes së Largët ruse, kumtoi Ministria e Mbrojtjes në Moskë.

Në kumtesë përmendet se para rrëzimit të aeroplanit, piloti ka arritur të katapultohet.

Ekipet shpëtuese së shpejti arritën ta zbulojnë pilotin dhe ai është transferuar në spital në “gjendje të mirë”. Në aeroplanin e rrëzuar nuk ka pasur mbushje bërthamore, përmendet në kumtesën ruse të Ministrisë së Mbrojtjes.