Lajme Shqip Monday, 11 July 2011 22:00

Moskë – Presidenti amerikan Barak Obama, në një bisedë telefonike, i shprehu ngushëllime presidentit rus, Dimitrij Medvedev, për fatkeqësinë tragjike, me mbytjen e anijes turistike “Bullgaria”, në lumin Vollga.

Sipas informacioneve të fundit, prej 208 personave, sa kanë qenë në anije, janë shpëtuar 80. Tani për tani janë nxjerrë 64 trupa. Në Rusi nesër është shpallur ditë zie kombëtare.

Rreth 50 polumbarë janë angazhuar në operacionin për nxjerrjen e trupave të viktimave të anijes, e cila ndodhet në 20 metra thellësi.

Obama dhe Medvedev kanë biseduar edhe për domosdoshmërinë e përshpejtimit të procesit të harmonizimit të qëndrimeve për hyrjen e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë, si dhe për çështje rajonale dhe ndërkombëtare.