Lajme Shqip Wednesday, 03 July 2013 18:27

Kajro – Presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi ka ofruar formimin e një koalicioni qeveritar deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, duke refuzuar kështu kërkesën për dorëheqje.

Ushtria i kishte dhënë ultimatum Morsit deri të mërkurën në mesditë, ndërkohë ka raportime të ndryshme në lidhje me ecurinë e ngjarjeve në Kajro.

Mediat atje raportojnë se grusht shteti tashmë ka filluar ndërkohë që ushtria ka rrethuar televizionin shtetëror.

“Vizioni i Presidencës përfshinë formimin e një koalicioni qeveritar që do të menaxhonte vendin deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, shkruhet në një postim të qeverisë së Morsit në Facebook.