Lajme Shqip Monday, 12 December 2011 11:35

Unioni i sindikatave deklaroi se po proteston kundër reformës për pensionet, që është pjesë e një pakete 30 miliardë eurosh nga kryeministri Mario Monti, që ta shpëtojë Italinë nga katastrofa financiare.  

Monti u takua mbrëmë me udhëheqësit e unionit, në përpjekje për ta shmangur grevën. Sidoqoftë, udhëheqësit e unionit dolën nga takimi me mjaft skepticizëm.

Njëri prej tyre tha se Monti shpalosi vetëm një përkushtim të përgjithshëm lidhur me shqyrtimin e kërkesave të tyre.

Masat shtrënguese të kryeministrit Monti përfshijnë rregullimin e sistemit të pensioneve në Itali, duke bërë ngritjen e disa taksave dhe ringjalljen e tatimit ndaj pronës. (LajmeShqip.com)