Strasburg – Delegacioni i Kongresit për autoritete lokale dhe rajonale të Këshillit të Evropës, prej sot e deri më 7 dhjetor do të qëndrojë në Maqedoni në mision monitorues të demokracisë lokale dhe rajonale.
Misioni monitorues ka për qëllim që ta shqyrtojë mënyrën dhe shkallën e përmbushjes së obligimeve të ndërmarra nga Republika e Maqedonisë me ratifikimin e Kartës evropiane për autonomi lokale në vitin 1997.
Delegacioni në përbërjen e të cilit janë Jan Mikalef nga Malta (Partitë popullore dhe demokristiane) dhe Andre Bukhman nga Franca (Socialist) duhet të ketë takime me ministrin e Vetëqeverisjes lokale Nevzat Bejta, me përfaqësues të Ministrisë së Financave, si dhe me përfaqësues të BNJVL-së dhe me anëtarët e delegacionit të Maqedonisë në Kongresin e autoriteteve lokale dhe rajonale të KE-së.
Gjatë qëndrimit në Maqedoni, delegacioni do të takohet edhe me anëtarët e komisioneve parlamentare, përfaqësues të Gjykatës kushtetuese, Avokatin e popullit, si dhe me kryetarin e Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski, kryetarët e komunave të Strumicës Zoran Zaev dhe të Zhelinës Fatmir Izairi.