Lajme Shqip Friday, 19 August 2011 08:35

Uashington – Lideri libian Moamer Gadafi po përgatitet të largohet nga Libia, njofton televizioni amerikan NBC.

Gadafi mund të largohet në Tunizi me familjen për disa ditë, deklaroi për NBC një përfaqësues anonim i zbulimit amerikan.

Kryengritësit libianë në ndërkohë po afrohen drejt kryeqytetit Tripoli. Lideri i Këshillit kombëtar kalimtar të kryengritësve libianë, Mustafa Abdel Xhalil deklaroi dje se fitorja mbi Gadafin është e dukshme pas sukseseve të fundit të kryengritësve.