Lajme Shqip Monday, 09 April 2012 08:46

Uashington – Kandidati republikan pretendent për president Njut Gingriç, pranoi se kundërkandidati i tij Mit Romni me siguri do të jetë kandidati partiak i cili në nëntor do t’i kundërvihet Barack Obamës, por njoftoi se edhe më tej mbetet në garë.

Gingriç për herë të parë tregoi se nuk ka gjasa të mëdha  në garën me Romnin dhe se lufta me të për nominim presidencial është shumë më e vështirë se sa ka menduar që do të jetë.

“Djemtë tanë u përpoqën të garojnë me Romnin, por u tregua se nuk kemi kapacitetin e tij kur bëhet fjalë për mbledhjen e të hollave për fushatë” deklaroi për Foks News  ish udhëheqësi i Kongresit.

Gingriç shtoi se në atë moment ka diçka më pak se 4,5 milionë dollarë borxh.

Ai megjithatë, theksoi se nuk dëshiron ta braktisë fushatën, por se do të përpiqet të ndikojë ndaj platformës politike që republikanët do të ndërmarrin para zgjedhjeve presidenciale.

Gingriç u shpreh se edhe nëse fiton Romni ai do ta mbështesë.

Në janar dukej se Gringiç, pas fitimit në Karolinën Veriore, mundet seriozisht ta rrezikojë Romnin,  por humbjet e fundit, si dhe përforcimi i Rik Santorum si përfaqësues i rrymës konservative në parti, pothuajse në tërësi e hodhën nga gara  serioze për fushatën presidenciale.