Lajme Shqip Thursday, 28 April 2011 09:46

Uashington – Të paktën 12 kryengritës libianë janë vrarë, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur në sulmin ajror të NATO-s në qytetin Misrata, ku udhëhiqen lufta të rënda me forcat e regjimit të liderit libian Moamer Gadafi,  shkruan gazeta “Njujork tajms”.

Komandanti i kryengritësve, Abdula Mohamed theksoi se gabimi ka mundur të tejkalohet.

Sipas tij kryengritësit morën pozicione në fabrikë për kripë dhe i kanë informuar forcat e NATO-s  për lokacionin në të cilën gjenden. Ata nuk e kanë ndryshuar pozicionin dhe janë gjendur në të njëjtën ndërtesë, kur forcat e Aleancës kanë kryer sulm mbi të.

NATO-ja ende nuk e komenton incidentin.